Termocentrali Oslomej, me një investim prej rreth 60 milion euro do të zëvendësohet nga një termocentral fotovoltaik. Në vendin e minierës së vjetër në REK Oslomej, po ndërtohen pajisje për 10 megavat dhe do të ndërtohen dy termocentrale të tjerë fotovoltaikë me 50 megavat
Shkup, 10 janar/ Gazeta FAKTI – Përmirësimi i sektorit të energjisë përmes kornizës strategjike të Qeverisë – “Aksioni 21”, do të vazhdojë përmes investime serioze në energji, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.
“Me masa dhe politika që njihen si kampione nga Komuniteti i Energjisë, ne sjellim standardet evropiane në shtëpi. Termocentrali Oslomej, me një investim prej rreth 60 milion euro do të zëvendësohet nga një termocentral fotovoltaik. Në vendin e minierës së vjetër në REK Oslomej, po ndërtohen pajisje për 10 megavat dhe do të ndërtohen dy termocentrale të tjerë fotovoltaikë me 50 megavat”, thuhet në një kumtesë për shtyp të LSDM.
Ndërkohë SHA TEC Negotino ka njoftuar për përgatitjen e një studimi të sizibilitetit dhe tashmë në gjysmën e parë të vitit do të vlerësohet nëse një termocentral i ri me gaz do të ndërtohet në të njëjtin vend sipas modelit të partneritetit publik-privat ose SHA TEC Negotino do të shitet. Investimi i mundshëm është nga 200 në 500 milion euro për njëqind megavat të rinj energjie të pastër, miqësore me mjedisin.
Gjatë vitit 2021, do të fillojë ndërtimi i fazës së dytë të parkut energjetik me erë “Bogdanci 2” dhe parqe të tilla do të ndërtohen në Sveti Nikole, Demir Kapija dhe Debrca.
Procesi i gazifikimit ka një rol veçanërisht të rëndësishëm dhe një rëndësi të madhe në procesin e ndërtimit të energjisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Këtë vit, zyrtarisht do të fillojë ndërtimi i një tubacioni gazi midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, i cili do të sigurojë sasi shtesë të gazit natyror. Investimi vetëm për ndërlidhësin me Greqinë vlerësohet në 50 milion euro, nga të cilat 10 milion janë një grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Në fazën e proektimit ndodhet lidhja e tubacionit të gazit me Kosovën dhe me këto dy projekte, Maqedonia e Veriut do të jetë një vend tranzit me gaz natyror.
Në të njëjtën kohë, ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit vazhdon në të gjithë vendin, thënë në LSDM.